



Të vendosura në qendër të bulevardit, 2 kullat gjenden në afërsi të institucioneve kyçe dhe qendrave të biznesit që do të përbëjnë polin e ri Modern të Tiranës.
Rreth Projektit
Projekti më i ri nga Progeen në zemër të bulevardit të ri. Ai përbëhet nga dy kulla 44 dhe 41 kate dhe me 6 kate parkimi nëntokësor. Të projektuara nga studioja e famshme Marco Casamonti & Partners, kullat dallohen për arkitekturën e tyre të veçantë, ngjyrat e gjalla dhe ballkonet e shumta që i japin stilin e veçantë arkitekturor modern.
Kullat ofrojnë apartamente rezidenciale, ambiente tregtare dhe zyra biznesi dhe hapësira funksionale për të plotësuar nevojat e bizneseve dhe rezidentëve për një jetesë sa më komode.

Vendndodhja
Bulevardi i Ri po shndërrohet në një qendër moderne, me fokus në zgjerimin e infrastrukturës dhe zhvillimin urban. Krahas kullave shumëkatëshe dhe hapësirave multifunksionale, kjo zonë synon të bëhet një qendër e re administrative, kulturore dhe biznesi.
Ndër institucionet që planifikohen të vendosen në Bulevardin e Ri:
- Bashkia e Tiranës
- Gjykata e Lartë
- Muzeu i Artit Modern
- Qendra e Panaireve dhe Pallati i Koncerteve
- Ambasada të ndryshme.
Përveç institucioneve të rëndësishme publike, kulturore dhe përfaqësive të huaja, Bulevardi ka tërhequr interesin e shoqërive shqiptare dhe të huaja në fushat e teknologjisë, inovacionit, shërbimeve, bankave si edhe marka ndërkombëtare të hotelerisë. Ai do të shndërrohet në polin e ri të biznesit të Tiranës.
Komoditet & Teknologji
Ballkone Panoramike
Tirana në 360 grad
Ambiente Fitnesi
dhe aktivitete të tjera
Sistemi i Mbeturinave
Transport i Automatizuar
ParK I MADH
Sipërfaqa : 7,000.00 m²
6 Kate Shërbimi
Sipërfaqa : 15,072.08 m²
Recepsion I dedikuar
Shërbim 24/7
6 Kate Parkimi
Sipërfaqa : 19,310.47 m²
14 ashensor
Në funksion të dy kullave
Ambiente Rezidenciale
Ambientet e banimit përfshijnë 587 apartamente të tipologjive 1+1, 2+1 dhe 3+1 me planimetri të projektuara me kujdes për të plotësuar nevojat specifike të çdo familje. Faqet e jashtme të apartamenteve janë fasadë strukturale xhami dhe kanë ballkone të cilat i bëjnë këto dy godina akoma më të përshtatshme për banim. Faqet e jashtme prej xhami sigurojnë ndriçim të plote natyral gjatë gjithë ditës.









Ambiente tregtare dhe biznesi
Godinat kanë 15,000 m² sipërfaqe të dedikuar për zyra, shërbime dhe hapësira komerciale.
6 katet e para që kanë funksion komercial janë të lidhura me një holl kryesor dhe shkallarë të cilët lehtësojnë lëvizjen ndërmjet dy kullave dhe kateve me anë të korridoreve të posaçëm në çdo kat.
Kati përdhe ka një lartësi 6.8 m2 dhe do të jetë i organizuar në formën e një qendre të vogël tregtare ku do të përfshihen shërbime që do t’i shërbejnë rezidentëve dhe bizneseve të kullave si edhe zonës së Bulevardit të ri në përgjithësi.
Shërbimet në godinë si recepsioni 24 orë, siguria, dhe mirëmbajtja do të jenë gjithashtu edhe në funksion të ambienteve të biznesit dhe zyrave.
Gjelbërimi dhe
hapësira rekreative
Dy kullat janë të vendosura në zonën më të gjelbëruar të Bulevardit të ri. Në hyrjen perëndimore të kullave do të jetë një park i gjelbëruar prej 7,000 m2 i cili do të funksionojë si një sipërfaqe rekreative publike për të gjithë banorët e kompleksit dhe më gjerë.
Gjithashtu vetëm 1 km nga godinat, ndodhet parku i madh i bulevardit përgjatë lumit të Tiranës i cili pritet të bëhet një nga atraksionet kryesore rekreative të pjesës veriore të Tiranës.
Komoditete & Teknologji
- Sistemi HVAC multi-split i përfshirë për çdo apartament
- Sistem i mbrojtjes nga zjarri: -detektim zjarri -neutralizim nëpërmjet spërkatjes automatike (sprinklers)
- Sistem qendror aspirimi
- 14 Ashensorë në shërbim të rezidentëve dhe bizneseve
- Mundësi për sisteme smart-home
- Sistemi i hedhjes së mbeturinave (garbage chute)
- Lartësia e katit (dysheme tavan): 3.2 m
- Akses për persona me aftësi të kufizuar
- Recepsion i dedikuar 24 ore
- Shërbim sigurie dhe survejim me kamera
- Restorante, bare dhe hoteleri
- Ambiente fitnesi dhe SPA
- 6 kate parkim nëntokësor

Investo Tani
Investimi në godinat të cilat janë pikë referimi në qytet është gjithnjë një investim i sigurt. Ndërkohë që vlera e pasurive të patundshme në Tiranë është rritur me mbi 70% në katër vitet e fundit, fitimi prej investimit të hershëm në Tirana Towers është i sigurt.
Investimi në fazat e hershme të projektit ofron:
- Mundësinë për të siguruar një çmim të reduktuar, duke fituar prej rritjes së vlerës financiare të investimit.
- Në rastin e hapësirave komerciale ose për biznes, lejon personalizimin e ambienteve sipas nevojës dhe natyrës së biznesit, që në fazën e ndërtimit. Kjo ju mundëson kurseni kohë dhe para.
Na kontaktoni
Për të mësuar më shumë rreth projektit ose për të rezervuar apartamentin tuaj, mos nguroni të na kontaktoni.
- Zyrat Qëndrore RR. Shyqyri Bërxolli, Pallati Intercosat, Shkalla A, Kati I, Tiranë / Albania
- +355 69 241 6615
- shitje@progeen.com